Pas humbjes 3-1 të Chelseat kundër Real Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge, Carlo Ancelotti tha për Amazon Prime se “Para ndeshjes, Benzema nuk ishte në gjentje të gjente tiketën për të hyrë në stadium”.
Ancelotti vazhdoi duke thënë: “Unë i thash: ‘Bëhu i shpejtë ose nuk mund të luash’. Më pas për fat Karim e gjeti”.
Benzema vazhdoi me formën e tij të lartë edhe mbrëmë, ku shënoi hat-trickun e tij të dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, teksa Real Madird bëri një hap në gjysmëfinalet e kompeticionit.
“Si ta përshkruani Benzeman? Nuk kam fjal. Unë do të thoja Big Karim”, tha Ancelotti për Amazon Prime.
Pavarësisht se është 34 vjeç, Karim Benzema duket se nuk po tregon synime për të ngadalësuar ritmin pasi veterani madrilien tani ka shënuar 11 gola dhe ka regjistruar një asistim në vetëm tetë ndeshje të Champions League këtë sezon, dhe tani zë vendin e katërt në të gjitha kohërat për golashënuesit më të mirë në këtë kompeticion, me 82 – tre më pak se Robert Leëandëoski.
Për më tepër, Benzema ka treguar formë tejet të lartë edhe në LaLiga, duke shënuar 24 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në 26 ndeshje të ligës për gjigantët spanjollë, duke e bërë atë njërin nga pretendentët kryesorë për Topin e Artë./Arbresh.info
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...