Carlo Ancelotti ka nënshkruar kontratën me CBF-në (Federata Braziliane të Futbollit), për t’u bërë trajneri i ri i “Seleçaos” duke filluar nga vera e vitit 2024. Ky lajmi i publikuar nga portali UOL Esporte në lidhje me marrëveshjen, e cila tashmë është e zezë mbi të bardhë, mes Federatës Braziliane të Futbollit dhe trajnerit italian.
Ky lajm bëri shumë bujë në Spanjë, pasi trajneri italian është ende nën kontratë me skuadrën më të njohur në botë: Real Madrid. Këtu, në fakt, qëndron problemi.
Drejtuesit e “Los Blancos” janë të vetëdijshëm për interesin e CBF-së për Ancelottin, aq sa kanë ndërmarrë hapa për të vlerësuar disa emra për të ardhmen, por nuk kanë dhënë asnjë lloj autorizimi që italiani të nënshkruajë marrëveshje për të ardhmen.
Nëse ky lajm do të konfirmohej, Carlo Ancelotti do të rrezikonte një sanksion të fortë./ss
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...