Real Madridi nesër luan sfidën kthyese ndaj Manchester Cityt në kuadër të çerekfinales së dytë në Champions League.
Para ndeshjes, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për media, shkruan Arbresh.info.
Sipas trajnerit Ancelotti, ndeshja e parë ishte e barabaartë, duke shtuar se kanë 90 minuta përpara dhe se gjithçka mundet të ndodh.
“Ndeshja e parë ishte e barabartë, me një rezultat të barabartë dhe ka edhe 90 minuta të tjera në të cilat gjithçka mund të ndodhë. Ne kemi besim”, tha Ancelotti.
Ancelotti ndër tjerash potencoi se ndeshjet me Manchester Cityn kanë qenë gjithmonë spektakolare.
“Në dy-tre vitet e fundit ne jemi përballur me ManCity dhe ato kanë qenë gjithmonë ndeshje spektakolare. Mendoj se nesër do të jetë e njëjta gjë, një lojë spektakolare dhe shumë argëtuese”, shtoi tutje italiani.
Ancelotti pati një mesazh edhe për të gjithë tifozët madrilen.
“Mesazhi për tifozët e Madridit? Unë mendoj se tifozët e Real Madridit janë ‘të qetë’, sepse tifozët e dinë se ky është një kompeticion ku ne jemi gjithmonë konkurrues. Tifozët mezi e presin atë.”
Ndeshja e parë në Madrid ka përfunduar me rezultat 3-3./Arbresh.info/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...