Real Madridi sapo ka humbur portierin Thibaut Courtois në një dëmtim të madh, por trajneri Carlo Ancelotti është më shumë optimist për një tjetër nga lojtarë e tij të lënduar.
Talenti turk Arda Guler po merrte vlerësime të mira në fillim të para-sezonit, por përparimi i tij u ndal nga një dëmtim i meniskut në gju. Kjo e detyroi atë të linte turneun e tyre parasezonal në SHBA dhe të kthehej në Madrid.
Që atëherë ka pasur pak transparencë, por kohët e fundit doli se Guler mund të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, i cili mund ta mbajë atë jashtë për pesë deri në shtatë javë.
Megjithatë, trajneri italian nuk ishte i shqetësuar për këtë.
“Nëse ai ka një operacion, koha e rikuperimit është shumë e shkurtër. Problemi i Ardas është shumë i vogël dhe mendoj se ai mund të shërohet shumë shpejt. Nuk mund të hyj në detaje për privatësinë”, ka thënë Ancelotti.
Guler fillimisht kishte provuar një trajtim më konservativ për problemin e tij, por duket se operacioni do të jetë mënyra e vetme për ta rregulluar atë.
Duke marrë parasysh rreth tre javë që nga lëndimi, nëse diagnoza e mësipërme është e saktë, atëherë mund të supozohet rreth dy muaj e gjysmë rikuperim në total.
Ancelotti nuk do të dëshirojë as ta kthejë Gulerin me nxitim, por qëndrimi i tij i qetë ndaj tij do të jetë qetësues për tifozët e Real Madridit. /Telegrafi/
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...