Carlo Ancelotti ka dhënë një përditësim mbi situatën e Real Madrid me Coronavirus.
Java e fundit ka qenë gjithnjë e më e vështirë për Los Blancos, të cilët kanë humbur tetë lojtarë për shkak të Coronavirusit.
Së pari ishin dy, me Luka Modric dhe Marceloën që të dy rezultuan pozitivë dhe katër të tjerë pasuan, me Gareth Bale, Andriy Lunin, Marco Asensio dhe Rodrygo.
Ky nuk ishte as fundi, me Isco Alarcon dhe David Alaba që u kthyen ne teste pozitive në fillim të kësaj jave.
Pasi arritën të mposhtnin Athletic Bilbaon edhe me të gjithë ata që mungonin, shpresa tani është që lojtarët të mund të rikuperohen gjatë pushimit të Krishtlindjeve përpara se të luajnë kundër Getafes më 2 janar.
Dhe tashme ka pasur disa lajme të mira, sipas Ancelottit, i cili tha pas fitoes ndaj Athletic Bilbaos se “Sot kemi d yose tre që tashme kanë rezultuar negativ”.
“Ata nuk kanë pasur simptoma dhe janë të gjithë gati. Nuk e di se cili sepse nuk i di emrat, por dy-tre tashmë kanë rezultuar negativ”.
Real Madrid tani ka rreth një javë pushim nga stërvitjet me objektivin për t’u rikthyer në bazë më 28 dhjetor, përpara ndeshjes me Getafen më 2 janar.
Në shumicën e rasteve, peridha 14-ditore e izolimit do të ketë kaluar deri atëherë dhe lojtarët do të kthehen në aksion.
Përjashtimet e vetme ka të ngjarë të jenë Alaba dhe Isco, të cilën rezultuan pozitiv vetëm këtë javë./Arbresh.info
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...