Ancelotti: Ibrahimovic mund të vijë, por nuk do të luajë

12:26 | 23 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka thënë se mund ta thërras ish-sulmuesin e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic.

Ancelotti e ka stërvitur suedezin në PSG dhe ka pasur disa spekulime që ky i fundit mund t’i bashkohet te Evertoni, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku italian ka thënë se mund ta thërras, mirëpo nuk do ta lejojë të luajë pasi karriera e tij ka përfunduar.

“Zlatan është shoku im i mirë, ishte lojtari im. Mendoj që karriera e tij ka përfunduar në kampionatin amerikan”

“Vërtetë nuk i di planet e tij. Do ta thërras, nëse dëshiron të vijë, mund të vijë, mirëpo nuk do të luajë”

Ibrahimovic pos Evertonit është i lidhur me klubin e tij të vjetër, AC Milan./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme