Trajneri i Everton-it, Carlo Ancelotti ka interesim për të transferuar mesfushorin e Juventus-it, Adrien Rabiot dhe kapitenin e PSG-së, Thiago Silva.
Tekniku italian dëshiron të bëjë përforcime në skuadrën angleze dhe në listë prijnë Rabiot dhe Silva, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Le10Sport, Silva është i lirë që të largohet në fund të sezonit edhe pse ka impresionuar në moshën 35-vjeçare.
Ndërsa, Rabiot nuk është duke kaluar formë të mirë te “Bianconerët” dhe skuadra italiane ka vendosur ta shesë.
Për Rabiot ka interesim edhe Arsenal, por nuk dihet nëse francezi do pranojë të largohet nga Torino.
Kurse, Silva preferon të rikthehet te AC Milan, mirëpo Ancelotti do provojë ta bind të kalojë në Premierë Ligë./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...