Real Madirdi morri fitoren e radhës në La Liga, por trajneri i tyre Carlo Ancelotti nuk është shprehur i kënaqur pas ndeshjes.
Reali morri fitoren e pestë nga po aq ndeshje me një triumf 2:1 kundër Real Sociedad, transmeton Arbresh.info.
Pika kryesore e diskutimeve për trajnerin ishte një tjetër gol i pësuar.
Real Madridi në tre ndeshje këtë sezon ka pësuar gol i par dhe kjo nuk i ka pëlqyer Ancelottit.
Një fitore është pozitive për Ancelottin, por ai ishte i irrituar nga mbrojtja.
“Gjëja e mirë është se ne kemi qenë në gjendje të kthehemi, por duhet t’i shmangim këto situata dhe të bëjmë më shumë përpjekje siç bëmë sot. Ne kemi fituar falë energjisë dhe angazhimit të ekipit”, tha ai për Marcan.
Real Madridi tani do të duhet të kthej fokusin nga Champions League, ku në mesjavë do të përballet me Union Berlin./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale