Google ADS

Ancelotti i lumtur për kalimin e Milanit në gjysmëfinale

08:55 | 19 Prill 2023
K.B

AC Milan ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi morri një barazim me Napolin me rezultat 1:1.

Kësaj i është gëzuar edhe ish trajneri i Milanit,  Carlo Ancelotti.

Pas ndeshjes së Real Madridit dhe Chelseat, trajneri në një konferencë për media tha se kjo është arritje e madhe.

“Milani në gjysmëfinale, arritje e madhe. Urime klubit dhe Paolos. Nuk është rastësi që Milani dhe Reali kanë fituar më shumë se kushdo tjetër. Idealja është të takohemi në finale”, tha trajneri madrilien.

Edhe Real Madridi edhe Milani të dyja kaluan mbrëmë (e marte) në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme