Ancelotti: Hazard starton nesër ndaj Mallorcas

14:13 | 10 Shtator 2022
K.B

Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Eden Hazard do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen që Real Madridi do ta ketë ndaj Mallorcas.

Trajneri italian këtë e konfirmoi në konferencën për shtyp, një ditë para sfidës.

Belgu performoi mirë në fitoren e “Los Blancos” ndaj Celtic 0-3 në mesjavë, teksa arriti të futej në listën e realizuesve.

Gjendja e tij fizike dhe lëndimet e shpeshta e penalizuan jo pak që prej ardhjes së tij në “Bernabeu” nga Chelsea.

Statusin e titullarit, që do ta gëzojë në ndeshjen ndaj Mallorcas, Hazard nuk e pati që prej janarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme