Ancelotti gjen përforcimin e ri te Napoli

15:26 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Napoli planifikon përforcime në fillim të vitit 2019.

Carlo Ancelotti ka identifikuar një përforcim të ri në Napoli.

Mediat italiane shkruajnë se trajneri ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Celta Vigos, Stanislav Lobotka.

Napoli nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në Serie A pasi ka tri pikë më pak se Juventus pas tri xhirove të para, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Ancelotti ka filluar të mendojë për përforcime duke filluar nga janari i vitit 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme