Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti në një intervistë për “Storie di Serie A” në Radio Serie A, ka folur për titullin e kampionit në Itali.
Ish-trajneri i disa skuadrave italiane, ka favorizuar Juventusin në garën për Scudetto, por sipas tij, edhe Napoli, Milan dhe Inter do të jenë pjesë e kësaj garë.
“Titulli? Nuk e di. Mendoj se janë katër skuadra favorite: Napoli, Milan, Inter dhe Juventus. Më pas ka një grup skuadrash që do të kërkojë të mbajë ritmin si Roma, Lazio dhe Atalanta. Edhe Fiorentina që mund të bëjë një kampionat të bukur. Besoj se këtë vit Juventusi, duke parë se nuk do të luajë në Evropë, do të jetë e rrezikshme”, ka thënë Ancelotti.
“Në nivel profesional, të heq diçka të mos luash në Ligën e Kampionëve. Në nivel të përgjithshëm, Juventus mund të bëjë një sezon pozitiv pikërisht për këtë. Një gjë është të përgatisësh një ndeshje në tri ditë dhe një tjetër në një javë”, ka theksuar strategu italian./rtk
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...