Carlo Ancelotti ka zbuluar se Eden Hazard aktualisht po lufton me një dëmtim të vogël në gju dhe me shqetësimet e tij të vazhdueshme.
Sipas trajnerit italian, ai po lufton që të luajë dy ndeshje radhazi për Real Madridin.
Hazardit nuk iu dha asnjë minutë në fitoren e mesjavës ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
“Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit pasi kishte një problem të vogël në gju, që gjithashtu e shqetësoi atë në seancën stërvitore [të premten]”.
“Do të shohim me Hazard, por ai është përmirësuar në përgjithësi”, transmeton telegrafi
“Megjithatë, ne duhet të jemi të kujdesshëm me të për shkak të dëmtimeve të së kaluarës. Të luash me të në dy ndeshje rresht mund të jetë e vështirë”.
“Ai nuk është ende në nivelin që ne të gjithë duam, por të gjithë jemi të sigurt se ai do të kthehet në më të mirën e tij”, ka thënë Ancelotti.
Gareth Bale po ashtu nuk do të luajë, ndërsa Ancelotti ka thënë se është keq që ai nuk është pasi ishte kthyer në formë.
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian