Carlo Ancelotti u shfaq në konferencën për shtypin në prag të ndaj Alavés. Trajneri italian, ndër të tjera, është pyetur për mundësinë e transferimit të një qendërmbrojtësi pas dëmtimit të David Alaba:
“Kemi folur me klubin, do ta vlerësojmë në ditët në vijim. Kemi kohë ta bëjmë si diskutim, sepse merkatoja mbaron më 31 janar dhe duhet të kërkojmë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Nuk është koha për të përmendur emra. Nëse ekziston mundësia për të nënshkruar një lojtar që është i mirë për skuadrën dhe për sezonin, do ta shfrytëzojmë.”
Më tej Carlo Ancelotti u shpreh i kënaqur me mënyrën se si po luan skuadra e tij në kampionat, teksa është vetëm 2 pikë larg Gironas kryesuese:
“Shpresojmë të vazhdojmë me momentin e mirë, të fitojmë përpara tifozëve tanë dhe ta mbyllim mirë këtë vit. Nuk kam ndonjë ide të veçantë për portën, te dy portierët po paraqiten mire. Në këtë ndeshje do të luajë Kepa.”
Tekniku u pyet nga media vendase edhe për projektin e Superligës, ku shumë detaje dhe mundësi të reja janë shfaqur ditët e fundit:
“Të gjithë jemi në pritje. Vendimi për Superligën e Europës mund të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit, por nuk dua të shpërqendrohemi, është moment i komplikuar i sezonit”.
Në lidhje me shortin e Champions League, Ancelotti vlerësoi në maksimum gjermanët e Leipzig, teksa e pranoi se nuk do të jetë e lehtë:
“Leipzigu ka një skuadër shumë të mirë. Në ndeshjet e grupit ndaj Man. City-t tregoi shumë kualitet. Për ne do të jetë shumë e vështirë, pasi kundërshtari është i fortë,” e mbyll deklaratën e tij trajneri italian./SS
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...