Ancelotti e krahason Bellingham me futbollistin brazilian

14:26 | 2 Dhjetor 2023
K.B

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti e ka krahasuar Jude Bellingham me ish-futbollistin brazialian, Kaka.

Real Madrid ndeshet me Granadan të shtunën dhe trajneri italian është pyetur për futbollistin anglez i cili këtë edicion ka impresionuar me paraqitjet e tij.

“Unë nuk e kam parë Di Stefanon të luante. Kam parë Cruyff dhe Zidane duke luajtur dhe mendoj se me Bellingham isha po aq i befasuar sa kur pashë Kaka për herë të parë. Ka gjëra të Kaka. Nuk po them se ata janë e njëjta gjë, por ato kanë gjëra të përbashkëta”, ka thënë Ancelotti./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme