Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se ai do të ishte gjuajtur nga një urë nëse do të kishte qenë trajner i Paris Saint-Germainit, pas eliminimit tronditës të së mërkurës nga Liga e Kampionëve.
Parisienët e kishin fituar ndeshjen e parë, në Old Trafford, me rezultat 2:0, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Mirëpo, ata e humbën ndeshjen kthyese, me rezultat 3:1, duke bërë kështu që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer të kualifikohet për shkak të golave si mysafir, transmeton Gazeta Express.
PSG-ja e dominoi ndeshjen, duke e mbajtur 73 për qind të topin gjatë ndeshjes, mirëpo francezët bënë vetëm katër goditje në drejtim të portës, po aq sa anglezët. Fati i tyre u përcaktua nga një penallti e Marcus Rashfordit, në minutën e katërt të minutave shtesë.
“Ishte e mrekullueshme. Nëse do të kisha qenë në bankën rezervë të Paris Saint-Germainit, nuk e di se çfarë do të kisha bërë. Me siguri do ta kisha gjetur urën më të afërt dhe do të isha gjuajtur”, ka thënë Ancelotti”.
Ishte menduar se do të jetë e pamundur për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit ta arrijë këtë triumf, për shkak të dominimit që PSG-ja kishte shfaqur në ndeshjen e parë dhe për shkak të numrit të madh të lëndimeve në skuadrën e “Djajve të kuq”, gjithsej dhjetë.
Megjithatë, Unitedi kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, përmes Romelu Lukakus, i cili shënoi përsëri, pasi e barazoi rezultatin Juan Bernat. Dhe në momentet e fundit të ndeshjes, Rashford arriti ta shënojë penalltinë, të cilën gjyqtari e akordoi pasi Presnel Kimpembe e preku topin me dorë brenda zonës së penalltisë.
Azemi: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësir...
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim