Real Madrid humbi 3-1 në derbin e së dielës kundër Atleticos, ku “Los Blancos” morën një “shuplakë” të fortë nga djemtë e Diego Simeones pas pesë fitoreve radhazi në La Liga.
Kjo humbje madrilenëve u kushtoi me humbjen e vendit të parë në La Liga.
Pas humbjes së parë këtë sezonë, trajneri Carlo Ancelotti doli në konferencën për media i zhgënjyer nga ajo që skuadra e tij dha në fushën e lojës, ndërsa mori përgjegjësinë për këtë humbje.
“Tre golat e pësuar ishin fotokopje me njëri-tjetrin, kjo për shkak se qendërmbrojtësit nuk ishin vendosur mirë në zonë. Diferencën e bëri dhe fakti se Atletico është një nga skuadrat më të mira në mbrojtje.
Janë shumë të fortë në duele dhe është e vështirë që të gjesh hapësira kundër tyre. Problemi në këtë ndeshje ishte mbrojtja, jo sulmi. Marrja e përgjegjësisë është minimumi.
Unë e pranoj se është faji im. Ne tentuam shumë deri në momentin që pësuam golin e tretë. Moment kur gjithçka përfundoi. E përsëris: nuk e kishim problemin tek sulmi në këtë ndeshje”.
Pas humbjes me rivalët e përjetshëm të qytetit, Reali ka zbritur në vendin e tretë me 15 pikë, një më pak se Barcelona dhe Girona që kryesojnë tabelën e klasifikimit me nga 16 pikë.
“Galaktikët” do të luajnë ndeshjen e radhaz në shtëpi, ndaj Las Palmas./ss
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...