Google ADS

Ancelotti beson në përmbysjen e madhe ndaj Cityt

15:19 | 3 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Carlo Ancelotti është paraqitur sot në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Trajneri italian beson se Real Madridi mund ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë gjysmëfinale, të cilën javën e kaluar e fitoi City në shtëpi me rezultat 4:3.

“Skuadra është mirë, e motivuar dhe e koncentruar. Na pret një sfidë e madhe, e kemi mundësinë ta luajmë një tjetër finale të Ligës së Kampionëve. E dimë se do të jetë një sfidë e vështirë, por kemi mjaft besim. E kemi një disavantazh të vogël, por ne mund t’ia dalim. Do të përballen dy skuadra që kanë kualitete të larta individuale dhe kolektive. Nuk mund të arrish në finale të Championsit veç me zemër. Është e rëndësishme, por nevojitet angazhim dhe kualitet individual”, deklaroi fillimisht “Don Carlo” në konferencë për shtyp, përcjell “Gazeta Express”.

“Duhet ta zhvillojmë një lojë perfekte në krejt aspektet. Mbrojtja duhet të jetë më e mirë në krahasim me lojën e parë. Presioni duhet të bëhet mirë, për t’i evituar kalimet në mes të linjave dhe tranzicionit”, vazhdoi trajneri i Real Madridit.

Ai insiston se rikthimi i Casemiros do ta ndihmojë ekipin, ndërsa pret që Vinicius të shkëlqejë në këtë sfidë.

Gjithashtu, shpreson që edhe Luka Modric ta bëjë një lojë të madhe. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme