Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shumë besëtytë dhe refuzon të flasë për fitimin e titullit në La Liga.
Ancelotti do të bëhet trajneri i parë që fiton ligën në pesë vende të ndryshme nëse skuadra e tij, Real Madridi mund nesër (e shtunë) Espanyolin.
Italiani ka fituar tashmë tituj në Itali me Milanin, Francë me Paris Saint-Germain, Angli me Chelsean dhe Gjermani me Bayern Munichun.
Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, Ancelotti refuzoi të diskutonte ndjenjat e tij për titull, por i krahasoi yjet e tij me lojtarët e tenisit.
“Ata e ndryshuan menjëherë fokusin te Espanyol pas ndeshjes kundër Cityt. Tenisistët e mëdhenj nuk humbasin asnjë pikë ndeshjeje. Shpresojmë, ne mund t’ia dalim nesër”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
Ancelotti sobre la posibilidad de ser el único entrenador que ha ganado las cinco principales ligas europeas
? Sigue EN DIRECTO la rueda de prensa de Ancelotti https://t.co/4wZvQFfhMO pic.twitter.com/l1N0czvyRK
— MARCA (@marca) April 29, 2022
“Jam shumë i lumtur, ka qenë një punë e lehtë sepse kam pasur mbështetjen e klubit dhe lojtarëve”.
“Unë jam besëtytë, si shumë italianë, kështu që nëse më lejoni, preferoj të flas pasi të ketë mbaruar gjithçka”, përfundoi Ancelotti, kur u pyet për fitimin e titullit nga Real Madridi.