Carlo Ancelotti është krenar dhe i nderuar që e ka në dispozicion një lojtar si Karim Benzema.
Trajneri italian thotë se francezi për momentin është më i miri në pozitën e tij.
Ish-futbollisti i Lyonit po kalon nëpër formë jetësore, ndërsa këtë e konfirmoi me dy “hat-trick” të tij, ndaj Paris Saint-Germainit në të tetën e finales dhe ndaj Chsleat në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ancelotti pret që Benzema të shkëlqejë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj “Blues” në “Santiago Bernabeu”.
“Benzema është përmirësuar në shumë në nivelin e lidershpit këto vite, ndihet gjithnjë e më shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe e ka ruajtur atë personalitet i cili e ka përshkuar gjithmonë. Për momentin është qendërsulmuesi më i mirë i këtij futbolli, një futboll që po evoluon dhe që po ua dikton lojtarëve t’i mbulojnë disa pozita dhe që t’i përshtaten mënyrës së re të lojës. Benzema shënon dhe mbi të gjithë merr pjesë dhe është gjithmonë i gjallë në lojën e skuadrës. Prezenca e tij ndër të tjera i ndihmon të rinjtë për t’u rritur, siç ndodh me Vinicius”, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp. /GE/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...