Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti pranon se është një tifoz i madh i sulmuesit Alexis Sanchez duke thënë gjithashtu që klub është i “gatshëm” për të nënshkruar me të nëse Arsenali jep dritën e gjelbër.
Drejtori i Bayern Munichut, Uli Hoeness në fillim të kësaj jave është përpjekur për të hedhur poshtë thashethemet rreth transferimin të Sanchezit, por Ancelotti ka thënë të kundërtën në deklaratën e tij të fundit, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse vjen ndonjë mundësi, klubi do të jetë i gatshëm”, u ka thënë Ancelotti gazetarëve. “Ka pasur shumë thashetheme. Alexis Sanchez është një lojtar i mrekullueshëm, por nuk është i vetmi në botë. Më pëlqen Alexis”
Arsenali mendohet se do t’i ofroj një marrëveshje të re reprezentuesit kilian duke dyfishuar pagën e tij aktuale prej 240 mijë funta në javë./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...