Google ADS

Ancelotti: Arritja e Ronaldos në Juve, pozitive për të gjithë futbollin italian

17:58 | 11 Korrik 2018
Arbresh Info

Sipas ish trajnerit të Real Madridit – Carlo Ancelottit, arritja e Cristiano Ronaldos në Juventus është pozitive për të gjithë futbollin italian dhe jo vetëm për “Zonjën e Vjetër”.

Juventusi ka ofruar 100 milionë euro për transferimin e reprezentuesi portugez nga Real Madridi Madridi dhe të martën është zyrtarizuar transferimi i tij, transmeton portali arbresh.info.

“Cristiano Ronaldo është padyshim i klasit botëror dhe një profesionist i përkryer”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp. “Arritja e tij në Serie A është e mirë për futbollin italian, jo vetëm për Juventusin. Ai do na motivojë për të punuar edhe më shumë”

“Juventusi do të jetë një skuadër për tu mposhtur, por jo e vetme”

Ancelotti iu ka rikthyer punës te Napoli pas shkarkimit nga Bayern Munichu në muajin shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme