Këtë javë fillojnë garat në Ligën e Kombeve, garën e re të UEFA-s ku merr pjesë edhe Kosova,si pjesë e asaj që quhet Liga D, ku bëjnë pjesë kombëtaret me rangimin më të dobët në rang listën e UEFA-s.Kosova do të garojë në fazën e grupeve me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën, kurse Insporti në këtë shkrim ju sjell pjesë nga analiza që e ka bërë KSI – Kosovo Sports Institute, lidhur me parametrat kryesorë statistikorë dhe krahasimin e Kosovës me kombëtaret tjera të grupit, por edhe vlerat e lojtarëve, klubet ku luajnë dhe specifikat e tyre.
Në analizën e KSI-së fillimisht pamenden shifrat zyrtare monetare të UEFA-s, sipas të cilave Kosova merr 500 mijë Euro për pjesëmarrje në këtë garë, kurse në rast se del kampione e divizionit të vet, gjegjësisht Ligës D, Kosova do të përfitojë edhe 1,5 milion Euro.Një total prej 76.25 milionë Euro si pagesa solidariteti dhe shpërblim të bonuseve janë rezervuar për 55 vendet pjesëmarrëse. Pagesat e solidaritetit për çdo kombëtare për pjesëmarrje janë përshkallëzuar sipas ligës:
Liga A: €1.5m
Liga B: €1m
C: €750,000
D: €500,000
Përveç kësaj, fituesit e grupeve të çdo lige mund të dyfishojnë këtë shumë pasi që do të kenë të drejtën për bonuset e mëposhtme:
Fituesi i Ligës A: €1.5m
Fituesi i Ligës B: €1m
Fituesi i Ligës C: €750,000
Fituesi i Ligës D: €500,000
Të katër fituesit e grupeve të Ligës A do të luajnë për trofeun e Ligës së Kombeve të UEFA-së në muajin qershor 2019. Shumat e solidaritetit për këto katër skuadra do të ndahen si më poshtë:
Fituesi: €4.5m
Nënkampioni: €3.5m
Vendi 3: €2.5m
Vendi 4: €1.5m
Në hulumtimin e KSI-së, të cilin e ka zbërthyer Insporti, bëhet edhe një krahasim tjetër interesant faktik.
Përfaqësuesja e Kosovës në Grupin 3 të Ligës D ka vlerën më të madhe të tregut. Sipas llogaritjeve në bazë të uebsajtit ‘transfermark’, ajo kap shumën prej 28,5 milionë eurosh, madje pa listuar këtu futbollistin kryesor Valon Berisha, i ciki këtë sezon është transferuar tek Lazio dhe vlera e tij në treg është rreth 10,00 milionë euro, që e bën atë futbollistin më të shtrenjtë në radhët e Kosovës si dhe në tërë Grupin 3.Ai nuk është ftuar për këto dy ndeshje për shkak të lëndimit. Gjithashtu, këtu mungojnë të dhënat për vlerën edhe të dy portierëve të Kosovës të ftuar në listën prej 24 futbollistësh (Visar Bekaj, dhe Faton Maloku).Nga Kampionati i Kosovës është ftuar vetëm një futbollist, e ai është portieri i FC Prishtina dhe deri dje edhe i Kosovës U21, Visar Bekaj, ndërsa nga Zvicra janë ftuar më së shumti – gjithsej 5.
Duhet nënvizuar se vlera totale e përfaqësueses së Kosovës është më e saktë në krahasim me tri kombëtaret tjera në grup, ku vlera e tyre do të jepet më e plotë dhe më e saktë pas përfundimit të dy xhirove të para.
Është interesant fakti se sulmuesi i Kosovës Atdhe Nuhiu është më i gjatë se të gjithë portierët e katër ekipeve kombëtare ne Grupin D si dhe futbollisti i dytë më i gjatë në tërë Grupin 3.
Më i gjatë se ai është vetëm mbrojtësi i Ishujve Faro, Sonni Ragnar Nattestad (1,97m). Kosova ka po ashtu edhe ekipin më të ri në moshë. Mosha mesatare e Kosovës është 23,8, ndërsa ekipi më i moshuar në grup është Malta – 29,4 mosha mesatare.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...