Google ADS

Analistja në ‘Sky Sports’: Granit Xhaka dukej si një lojtar i klasit botëror kundër Anglisë

09:40 | 12 Shtator 2018
Arbresh Info

Sipas analistes Alex Scott në ‘Sky Sports’, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, dukej si një lojtar i klasit botëror në miqësoren e Zvicrës ndaj Anglisë.

Xhaka ka pasur një fillim mjaftë të vështirë në Angli që nga transferimi i tij për 35 milionë funta nga Borussia Monchengladbachi në Arsenal në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info. Por, ish mbrojtësja e krahut të majtë te skuadra e femrave te Arsenalit, Scott beson se 25-vjeçari dukej si një lojtar i “klasit botëror” në stadiumin King Power Stadium.

Analistja në ‘Sky Sports’ beson se Anglia i lejoi Xhakës të mbajë në posedim topin shumë gjatë.

“Kur ju shikoni në mesfushën e Zvicrës, unë e di që juria gjithmonë ka qenë bosh ndaj Granit Xhakës dhe opinioneve ndaj tij, ai mbante topin shumë gjatë”, tha ajo.

“Ai dërgonte pasime dhe dukej sikur ishte lojtari më i mirë në fushë aty”

“Ne nuk i shkaktonim presion atyre dhe nuk i bllokonim ata”

“Zvicra, ne e dimë se ata kanë pasur një edicion të mirë në Kampionatin Botëror, por kjo është një skuadër e Anglisë”

“Po, aty kishte lojtarë të rinj, por ju duhet të vendosni aty një golashënues. Mendoj se i vetmi që shkëlqeu [te Anglia] në pjesën e parë ishte Danny Rose. Mendoj se kjo nuk është e mjaftueshme”

“Kjo përshtatet me mendimet e disa njerëzve dhe tifozët janë duke i quajtur këto si ‘miqësore të pakuptimta'”

“Këta lojtarë duhet t’i japin tifozëve diçka për të festuar”

Xhaka dhe Arsenali rikthehen në aksion të shtunën kur ata do të udhëtojnë te St James Park për ndeshjen ndaj Newcastle që ende është pa fitore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme