Analisti anglez tregon se pse Jose Mourinho do të shkarkohet nga United

22:54 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Jose Mourinho ka nisur një nga sezonet më të këqija në karrierën e tij.

Në tri ndeshje, me dy humbje dhe vetëm një fitore, nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur në të kaluarën trajnerit portugez.

Trajneri i njohur, Jamie Redknapp, beson se Jose Mourinho është nën presion të madh që rrezikon edhe shkarkimin, dhe këtë e ka zbuluar nga vendimet e trajnerit të Manchester United.

“Unë mendoj se gjithmonë ka shenja treguese se kur trajnerët janë nën presion të madh, ose ata kalojnë një periudhë të keqe kur bëjnë gjëra të çuditshme në përzgjedhjen e formacionit”, ka deklaruar Redknapp.

“Vendosja e Ander Herrera para tre mbrojtësve, për mua është e papranueshme”.

“Ai nuk është një mbrojtës qendre dhe nuk ka gjatësi të mjaftueshme. Ai është një lojtar i mençur, por është e vështirë të luash kundër Harry Kane, një prej sulmuesve më të mirë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme