Edicioni i ri i Superligës së Kosovës pritet të jetë mjaftë interesantë më shumë skuadra, të cilat do garojnë për titull.
Kështu janë shprehur dy analistët e njohur, Bylbyl Sokoli dhe Muhamet Dragusha.
Ish trajneri i shumë skuadrave elitare, Bylbyl Sokoli në një intervistë për arbresh.info, tha se karakteristikë kryesore për edicionin e ardhshëm është përgatitja e skuadrave, që kanë zhvilluar miqësore dhe kanë bërë përgatitje, pavarësisht që nuk kanë pasur të drejtë.
“Karakteristikë kryesore është përgatitja e futbollistëve gjatë pandemisë, pos ekipeve që dalin në Evropë, skuadrat e tjera e kanë pas të ndaluar stërvitjen. Ky rregull nuk është respektuar, ekipet pos që janë përgatitur, kanë zhvilluar edhe ndeshje miqësore që është ditë publikisht”, theksoi fillimisht profesori.
Kurse, i pyetur për skuadrat të cilat i sheh favorite për titull, Sokoli deklaroi se janë shtatë skuadra që pretendojnë për titullin kampion.
“Për skuadrat favorite është vështirë të flasim, por ekipet kanë bërë shumë përforcime. Është i vetmi kampionat që në ekip sillen rreth 10 – 15 lojtarë, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Këto ekipet që kanë me shumë se pesë lojtarë, ata duhet të luftojnë për titull. Janë shtatë ekipe që kanë bërë shumë transferime: Llapi, Prishtina, Drita, Gjilani, Feronikeli, Arbëria, pra këto ekipe duhet pretendojnë për titull”, vazhdoi ai.
Në fund, profesori zbuloi se më herët ishte në bisedime me tri skuadra, por ende nuk ka arritur marrëveshje dhe mbetet të shihet nëse do i bashkohet ndonjë klubi.
“Është herët, pasi të fillojë kampionati do shohim. Para fillimit të kampionatit kam pasur biseda me dy apo tri skuadra, të cilët ishin nga Superliga dhe Liga e Parë, më vonë do shohim çfarë do ndodh. Do jem në kampionat, nëse jo në fushë në televizion pra nëpër analiza”, përfundoi Sokoli.
I mendimit se edicionin i ardhshëm do jetë mjaftë interesant është edhe ish futbollisti i njohur dhe analisti Muhamet Dragusha, i cili në një intervistë për arbresh.info, deklaroi se ky edicion do jetë shumë interesant dhe këtë e dëshmojnë transferimet e shumta.
“Mendoj që do jetë super edicion edhe pse në dy vitet e fundit kemi pasur dy edicione super të mira, kemi pasur rritje të cilësisë, ritëm më të lartë, kampionat të ngjeshur me pesë apo gjashtë skuadra që donin të jenë kampion. Mendoj që ky vit do jetë edhe më i mirë, shkaku që do jenë 10 ekipe për herë të parë dhe ekipet do ndeshen katër herë mes veti, cilësia do jetë më e lartë, këtë e konfirmojnë edhe ardhjet e reja me shuma të papërmendura më herët”, u shpreh fillimisht Dragusha.
Derisa, favorit për titull, Dragusha i sheh skuadrat si Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi, Feronikeli dhe FC Ballkani.
“Mendoj që për titull kampioni do luftojnë shumë skuadra edhe disa prej tyre janë besoj ato gjashtë apo shtatë ekipet e parë në tabelë edhe në fundin e edicionit: Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi, Feronikeli, FC Ballkani, përndryshe nuk largohet edhe Arbëria që ka bërë shumë transferime, por ndoshta i mungon përvoja në Superligë”, shtoi tutje ai.
Në fund, Dragusha zbuloi edhe arsyet pse skuadrat, si Drenica, Trepça ’89 dhe Besa nuk do e pretendojnë titullin. Sipas tij skuadrat e lartë përmendura do ‘luftojnë’ për mbetjen në elitë.
“Tre skuadrat të cilat nuk i shoh për titull kampioni është Drenica, Trepça ’89 edhe Besa. Besa është më lojtarë të ri, Trepça ’89 me mjaftë vështirësi ka mbetur në Superligë, kurse Drenica ka pasur probleme deri në fund dhe përforcimet e bërë ka bërë të tregojnë që nuk e kanë për synim titullin kampion, ndoshta përsëri mbetjen në elitë”, nënvizoi Dragusha.
Kujtojmë se edicionin e kaluar, Drita u shpall kampion, Gjilani nënkampion, derisa Prishtina fitoi Kupën e Kosovës./E.Bytyqi /arbresh.info/
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj