Manchester United ka shënuar fitore në Ligën e Evropës ndaj Bodo Glimitit me rezultat 3-2.
Ndeshja nisi mirë gjithçka për “Djajtë e Kuq”, kur në minutën e parë realizoi Garnacho, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo norvegjezët u rikthyen në lojë duke shënuar dy herë dhe marrë epërsinë në ndeshje.
Evjen barazoi rezultatin në minutën e 19-të. Kurse katër minuta më vonë Zinckernagel shënoi për 1-2.
Por, Manchesteri barazoi në fundin e pjesës së parë me Hojlundin.
Po i njëjti futbollist shënoi edhe pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë për ta rikthyer në epërsi skuadrën e tij.
Deri në fund gola nuk pati dhe Amorim shënoi fitoren e parë nën drejtimin e skuadrës së Manchester United.
Pas kësaj fitore ata kanë nëntë pikë kurse Bodo Glimt ka shtatë sosh./Arbresh.info
Vjen një dron për Gjestin në BBVA, ky është reagimi i tij
11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1” dënohen me 31 vje...
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë