Manchester United ka arritur të shënoj një fitore të thellë ndaj Evertonit në kuadër të xhiros së 13-të në Premier League, me rezultat 4-0.
Gjithçka nisi mirë për “Djajtë e Kuq”, kur në minutën e 34-të, Rashfordi realizoi për 1-0, shkruan Arbresh.info.
Shtatë minuta më vonë, Zirkzee dyfishoi epërsinë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Ndërsa me të filluar etapa e dytë, Rashfordi shënoi golin e dytë personal kurse të tretin për skuadrën e tij.
Zirkzee i dha epilogun final kësaj ndeshje me një gol tjetër në minutën e 64-të.
Deri në fund gola nuk pati kështu, Manchester United arkëtoi tre pikët e radhës në elitën e futbollit anglez dhe gjithashtu shënoi fitoren e parë nën drejtimin e Amorimit në këtë kompeticion.
Tashmë kur kanë përfunduar 13 xhiro për “Djajtë” ndodhen në pozitën e nëntë me 19 pikë, teksa Evertoni ka mbetur i 15-ti me 11 sosh./Arbresh.info
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë