Ruben Amorim ka ndarë mendimet e tij për intervistën bombë të Marcus Rashford të martën, ku ai dëshironte të kërkonte sfida të reja .
“Unë mendoj se ai ka të drejtë. Kemi një sfidë të re këtu, dhe është e vështirë, për mua më e madhja në futboll”.
“Ne jemi në një situatë të vështirë dhe ky është një nga klubet më të mëdha në botë, kështu që kjo është një sfidë e re, një sfidë e madhe”.
“Sigurisht, sepse ky lloj klubi ka nevojë për talent të madh dhe Rashford është një talent i madh, kështu që ai thjesht duhet të performojë në nivelin më të lartë dhe ky është fokusi im. Dua ta ndihmoj Marcusin”.
“Nuk kam folur ende me të, sepse dje u dhashë një ditë pushim djemve, por ai është lojtari ynë dhe gati për ndeshjen e radhës”.
“Ajo që dua është të marr gjërat më të mira të Marcus Rashford si lojtar, kështu që nuk flas për të ardhmen, por vetëm për të tashmen”.
“Unë dua më të mirën e secilit prej tyre dhe kjo është pika kyçe për mua, dua vetëm të fitoj dhe ta ndihmoj ekipin të jetë më i mirë”.
“Ne jemi më mirë me Marcus, kjo është e thjeshtë dhe ne do të provojmë gjëra të ndryshme për ta shtyrë Marcus në nivelet më të mira që ai ka treguar në të kaluarën. Kjo është e gjitha”, tha Amorim.
Rashford ka kontratë me Man Utd deri në qershor të vitit 2028, por ai ka paralajmëruar se mund të largohet nga Man Utd në verë.
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, i s...
Gjesti: S’dua të puth sherk!, Xuxi ironizon: Ma mirë me lexu...
Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e ...
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...