Amorim flet për gjendjen e Bruno Fernandesit

19:55 | 2 Dhjetor 2024
D.H

Bruno Fernandes është një prej shtyllave kryesore të Manchester United.

Ai ndeshjen e fundit me Evertonit ka qenë protagonist duke realizuar dy asistime, shkruan Arbresh.info.

Pas kësaj performance të mirë ai u largua nga loja në minutën e 66-të, si rrallëherë pasi portugezi luan në shumicën e kohës tërë ndeshjen.

Shumëkush mendoj se Bruno ka një ndonjë shqetësim me lëndimin, mirëpo Amorim tregoi pse u zëvendësua.

“Bruno Fernandes nuk ka asnjë problem, asnjë lëndim. Ai është një djalë që nuk ka nevojë për shumë pushim, kështu që është i përgatitur të luajë përsëri”, tha trajneri i ri i Manchester United.

Bruno ka 20 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon dhe ka realizuar katër gola e dhuruar nëntë asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme