Amorim flet pasi Garnacho dhe Rashford mbetën jashtë derbit

16:38 | 16 Dhjetor 2024
D.H

Dy futbollistët kryesorë të Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho dhe Marcus Rashford u lanë jashtë sfidës së derbit lokal me Manchester Cityn.

Të gjithë ishin ta habitur me vendimin që mori trajneri i ri i United për të dy yjet e skuadrës, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo pavarësisht kësaj “Djajtë” janë dolën të fitojnë 2-1 në “Etihad Stadium”.

Ndërsa lidhur me dy mungesat foli edhe trajneri portugez Ruben Amorim i cili nuk i quajti ndëshkime disiplinore, mbetjen jashtë skuadrës së dy futbollistëve.

“Ne kemi nevojë për Rashford dhe Garna. Nuk ishte një gjë disiplinore. Duhet të përmirësojmë standardet brenda dhe jashtë fushës”, tha ndër të tjera portugezi.

Tutje ai theksoi se duhet të punojnë mirë që të zënë vend në ekip.

“Javë e re, jetë e re, nëse stërviten mirë do të konkurrojnë për një vend në ekip”, u shpreh Amorim.

Që kur ka marrë drejtimin e United, Amorim ka zhvilluar shtatë ndeshje si trajner dhe ka një bilanc prej katër fitoreve dy humbjeve dhe një barazim./Arbresh.info

 

Të ngjashme