Amir Rrahmani në pikëpyetje për ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit

13:16 | 9 Nëntor 2023
D.H

Kosova luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, të dielën e 12 nëntorit.

Duke ditur se kjo ndeshje luhet në të njëjtën kohën kur luajnë edhe ekipet ndeshjet e tyre, shumë lojtarë janë në pikëpyetje për atë ndeshje shkruan Arbresh.info.

Një ndër ta është edhe kapiteni i kombëtares, Amir Rrahmani.

Në një intervistë pas ndeshjes së djeshme të Napolit ndërmjet Union Berlinit, kapiteni dardani foli lidhur me ndeshjen e kombëtares.

I pyetur se nëse do të jetë në ndeshjet e Kosovës apo të Napolit këtë fundjavë ai u përgjigj shkurt.

“Nuk e di ende, jemi duke e vlerësuar”, ka thënë Rrahmani për “TuttoNapoli”.

Kujtojmë që skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca ka kërkuar shtyerjen e ndeshjes ndaj Cadizit si shkak i sulmuesit kosovar, që do të jetë në Kombëtare.

La Liga ka aprovuar këtë vendim dhe e ka shtyer atë ndeshje.

Nuk dihet ende se lojtarët të cilët do të ftohen, nëse do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.

Kujotjmë se lista zyrtare me futbollistët e ftuar për ndeshjet e nënotrit nuk është publikuar ende./Arbresh.info/

Të ngjashme