Amir Rrahmani luan sezonin e tij të dytë te Napoli, teksa këtë sezon ai ka ndërruar trajner, me Luciano Spalletti, që pasoi largimin e Gennaro Gattusos.
Së fundmi kapiteni i Kosovës ka folur në lidhje me fazën përgatitore dhe ka treguar rreth ditëve të para nën drejtimin e trajnerit të ri, për të cilin Rrahmani ka fjalë të mira.
“Duhet të luajmë sa më shumë miqësore, ka shumë lojtarë që ende nuk janë kthyer dhe po i presim ata. Gjithsesi të gjithë që jemi këtu po bëjmë më të mirën. Ndryshimet mes Spalletti dhe Gattuso? Është ende herët për të folur në lidhje me këtë.
Spalletti është njeri pozitiv. Është trajner që e di se çfarë dëshiron, çfarë stili të lojës të adoptojë apo ç’të kërkojë nga lojtarët. Ai i njeh cilësitë tonë, e di se çfarë mund të bëjmë dhe injekton idetë e parimet e tij te ne”, tregon Rrahmani.
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...