Google ADS

Amir Rrahmani iu përgjigjet pyetjeve të Serie A, për muzikën, lojtarin që ka pëlqyer në fëmijëri dhe sportet tjera që pëlqen

17:59 | 17 Janar 2024
KRG

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka zbuluar se cili ishte lojtari më i pëlqyer i fëmijërisë në një intervistë për faqen e Serie A në Instagram.

Napoli gjendet në Arabinë Saudite, ku do të luajë në Superkupën e Italisë, së bashku me Fiorentinën, Interin dhe Lazion.

Kapiteni i Kosovës, në një intervistë blic për faqen zyrtare të Serie A, ka folur për udhëtimin drejt Arabisë Saudite, idhulli e fëmijërisë, muzikën, por edhe sportet tjera.

 

Intervistë e Amir Rrahmanit  

– Si shkoi rruga deri në Arabinë Saudite?

Amir Rrahmani: Udhëtimi ishte i gjatë, por i bukur.

– A është kjo hera e parë që vjen në Arabinë Saudite?

Amir Rrahmani: Po, është hera e parë për mua.

– Çfarë kënge e dëgjon para një ndeshjeje të madhe?

Amir Rrahmani: Ka këngë të shumta që më pëlqejnë sepse e dua muzikën, por do të thosha, njëra prej tyre është Travis Scott – “I know”.

– Kush ishte idhull i yti kur ishe fëmijë?

Amir Rrahmani: Ishte Thierry Henry.

– Cilat sporte i përcjell përpos futbollit?

Amir Rrahmani: Më pëlqejnë sportet. E ndjek basketbollin, tenisin, po ashtu edhe Formula 1.

– Përshkruaje veten me një fjalë!

Amir Rrahmani: Komik/argëtues.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lega Serie A (@seriea)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme