Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi është konfirmuar zyrtarisht si lojtar i ri i klubit zviceran, Grasshopper.
Abrashi ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat pasi vazhdon të mbetet në Superligën e Zvicrës.
“Grasshoper nënshkruan me mesfushorin Amir Abrashi. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare në Cyrih”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.
Për Abrashin ky është një rikthim, pasi mesfushori kishte veshur fanellën bardheblu nga vitit 2010 deri në vitin 2015 dhe luajti 155 ndeshje.
Ndër të tjera, 31-vjeçari ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi Kupën e Zvicrës në vitin 2013.
Pasi kaloi gjashtë vjet te GC, Abrashi kaloi në Freiburg, ku ai luajti 60 ndeshje Bundesliga dhe 33 në Bundesliga 2.
Në gjysmën e dytë të sezonit, kapiteni i kombëtares shqiptare u huazua te FC Basel 1893. /Telegrafi/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?