Amerikania Mari Stewart përforcon Bashkimin

09:15 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Skuadra kampione nga edicioni i kaluar në konkurrencën e femrave, Bashkimi, ka nisur të formojë ekipin për stinorin e ri.

Pasi në kampionatin e kaluar bënë histori duke transferuar dy basketbolliste nga SHBA, edhe këtë vit skuadra prizrenase nuk do të qëndrojë duarkryq edhe për këtë sezon.

Drejtuesit e Bashkimit, siç raporton RTV Dukagjini, kanë arritur marrëveshje me basketbollisten tjetër amerikane Mari Stewart, e cila në sezonin e ri do të paraqitet në tapet me fanellën e klubit prizrenas.

Basketbollistja Mari Stewart ka kaluar te Bashkimi nga skuadra e West Virginia Wesleyan.

Ajo në edicionin e fundit me skuadrën e West Virginia Wesleyan u paraqit me mesataren 14.1 pikë dhe 9.3 kërcime për ndeshje.

Në edicionin e fundit skuadra e femrave të Bashkimit në basketboll, stinorin e rregullt e përfundoi në vendin e tretë, por në pjesën e dytë të kampionatit u përforcua me amerikanet ku më pas nuk e humbi as edhe një ndeshje.

Në garat e play-of,  Bashkimi mposhti ProBet Prishtinën në gjysmë finale dhe Penzën në finale me rezultate maksimale./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme