Google ADS

Amerikanët dështojnë të kualifikohen në Kampionatin Botëror

08:39 | 11 Tetor 2017
Arbresh Info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mungojnë në Kampionatin Botëror pas disfatës në Trinidad dhe Tabogo të martën.

Skuadra e Bruce Arena përfundoi në pozitën e pestë pas ndeshjes së xhiros së fundit në Amerikën Veriore duke humbur pjesëmarrjen në turneun madhështor të vitit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë munguar në Kampionatin Botëror që nga viti 1986, por disfata e fundit së bashku me rezultatet e tjera të arritura ka bërë që amerikanët të mos jenë në Rusi verën e ardhshme.

Shteteve të Bashkuara iu deshën vetëm një pikë për të rrëmbyer pozitën e tretë pas diferencës së madhe me pikë ndaj Panamas dhe Hondurasit.

Meksika dhe Costa Rica tashmë kanë siguruar kualifikimin, megjithëse kishin për të luajtur pak në ditën e tyre të fundit por Shtetet e Bashkua të Amerikës i bën pak favor dy skuadrave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme