Gjergj Dedaj, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se ndeshja mes kombëtareve të dy shteteve që pritet të zhvillohet sonte është historike.
“Fatkeqësisht për shkak të rrethanave të pandemisë kjo lojë po zhvillohet pa publik, ky është një hendikep edhe për lojtarët edhe për vetë tifozët. Ky është një dëm shumë i madh i sportit, por kjo është e tillë një pandemi globale që nuk lejon një gjë të tillë”.
“Unë sot dëshiroj të fitojë sporti, por dihet që unë jam tifoz i vendit tim. Gjithçka është e zbehtë vet atmosfera është e zbehtë, sepse siç thash po zhvillohet një lojë pa tifozë, pa entuziazëm, pa ceremoni, pa festim, pra gjithçka është duke shkuar rutinë është krejtësisht e zbehtë”.
“Megjithatë, shpresoj që dy palët do të japin një perfomancë të shkëlqyeshme, një lojë të bukur”.
Dedaj tha se nuk ka informacione se a kanë shkuar kosovarët në Maqedoni të Veriut për të bërë tifo, por sipas tij nuk kanë pse të shkojnë pasi nuk iu lejohet hyrja brenda në stadium.
Ai theksoi se nuk iu është lejuar të shikojnë ndeshjen as politikanëve kosovarë.
“Fatkeqësisht nuk u lejohet hyrja as autoriteteve zyrtare të Kosovës, nuk u lejohet as përfaqësuesve diplomatëve që jemi këtu. Mendoj që është një lëshim sepse kanë pasë mundësi që brenda stadiumit së paku me qenë autoritetet dhe zyrtarët”.
“Unë kam insistuar me qenë prezent së paku me iu dhënë kurajo Kombëtare me na pa që jemi aty, mirëpo nuk kanë lejuar, unë mendoj se ka qenë një lëshim që mos me qenë aty. Megjithatë, janë vendimet e nikoqirit dhe të UEFA-s”
“Rezultati do të jetë 3 me 1 për Kosovën, edhe pse vend i vogël Kosova nuk di çka është humbja”,ka thënë Dedaj.
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...