Zëvendës-presidenti i komunës në Mekë, Fahd Al-Rowky, tha se planifikon ti dhurojë futbollistit egjiptian, Mohamed Salahut, tokë në Mekë, si shenj urimi për fitimin e çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit në Premierligë”.
Për të gjithë mysliamanët Meka zë një vend të rëndësishëmnë zemrën e tyre. Ajo ishte pika ku të gjithë besimtarët musliman drejtohen kur falen dhe padyshim që zë një vend të madh dhe në jetën e tyre.
Të gjithë e dijmë që Salah është një besimtar musliman shumë i përkushtuar në praktikën e Islamit, me namazet, agjerimin, leximin e Kuranit madje dhe atë që quhet Haxh. Por dhurata e fundit që ai po merremështë më shumë se ështër për të gjithë muslimanët.
Zëvendës-presidenti i komunës në Mekë, Fahd Al-Rowky, tha se planifikon ti dhurojë futbollistit egjiptian, Mohamed Salahut, tokë në Mekë, si shenj urimi për fitimin e çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit në Premierligë”, transmeton “Albeu”.
“Ekzistojnë disa opsione sa i përket dhënies së një cope tokë Salahut. Kjo do të vendoset nga kapiteni Mohamed Salah dhe sistemi saudit. Nëse sistemi saudit lejon që toka në Mekë të jetë në pronësi të Salahut, atëherë atij do t’ia dhurojmë një copë tokë në Mekën e shenjtë pranë xhamisë Al-Haram. Opsioni tjetër do të jetë ta ndërtojmë një xhami në këtë tokë në emër të tij. Dhe opsioni i tretë është ta shesim tokën dhe t’ia japim paratë Salahut, nëse ai pranon”, ka shpjeguar Al-Rowky.
Rowky ka shprehur mirënjohje për Salahun për sjelljet e tij që meritojnë lëvdata, duke e cilësuar si dërgues të mrekullueshëm të islamit në Britani të Madhe.
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...