Google ADS

Ambasadori gjerman Rohde i gëzohet lajmit që Foda u emërua selektor i Dardanëve

14:12 | 20 Shkurt 2024
KRG

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), më 17 shkurt ka zyrtarizuar selektorin e ri i Dardanëve i cili ka prejardhje gjermane, Franco Foda.

Këtij i lajmi i është gëzuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan Arbresh.info.

Rohde me anë të një postimi në rrjetin social “X” u shpreh shumë i lumtur që Foda do ta drejtoj ekipin e Kosovë.

“Lajm i mrekullueshëm pikërisht në kohën e Ditës së Pavarësisë fundjavën e kaluar: I kënaqur që Franco Foda merr drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës në futboll. I uroj atij dhe gjithë ekipit të tij suksese të mëdha. Veprimi i FFK-së, sekretarit gjeneral Ëeidner dhe trajnerit Foda tregojnë fuqishëm marrëdhëniet tona të veçanta, gjithashtu edhe në futboll”. /Arbresh.info/

Të ngjashme