Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë ka pritur sot presidentin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu.
Ai ka përgëzuar presidentin Ademin për punën e mirë që ka bërë në krye të FFK-së, teksa theksoi që Kombëtarja e Kosovës me paraqitjet e treguara e ka bërë atë fans të saj.
Tutje ambasadori gjerman i inkurajoi presidentin Ademin dhe sekretarin e përgjithshëm Salihu që të vazhdojnë me punën e mirë dhe me avancimin e futbollit në Kosovë.
Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi ambasadorin Heldt për përkrahje dhe për qëndrimin e tij të drejt dhe bashkëpunues, ashtu siç janë edhe marrëdhëniet me DFB-në, ku Rainer Milkoreit është edhe ambasador nderi i Kosovës dhe përgjegjës për Kosovën në DFB.
Presidenti Ademi e falënderoi edhe shtetin gjerman dhe DFB-në që mundësojnë funksionimin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe klubeve shqiptare atje, teksa përmendi edhe komunitetit tonë atje dhe talentet e shumta dhe familjet e tyre që bëjnë gjithçka për ta lartësuar emrin e Kosovës.
Presidenti Ademi theksoi tutje se së fundmi FFK ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi edhe me Unionin e Biznesit Shqiptar në Gjermani, derisa një mbështetje të vazhdueshme e ka pasur nga përfaqësuesit e FFK-së, Ruzhdi Statovci me FFSHGJ, vëllezërit Shoshi dhe Fekmi Kongjeli.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...