Christian Heldt, ambasadori gjerman në Kosovë ka reaguar pas rastit të Ilja Ivicit.
Ilja Ivic, djaloshi që luan te Flamurtari dhe që ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-19 e Kosovës është emri më i përfolur këto ditë.
Flitet se njëri nga prindërit e futbollistit të Flamurtarit u larguan nga puna në Komunën e Graçanicës pasi djali tyre kishte pranuar ftesën që të luante për Kombëtaren U-19 të Kosovës.
Ky lajm ka tronditur edhe ambasadorin Heldt, i cili ka bërë këtë reagim në Twitter.
“Kjo është tronditëse! Futbolli është respekt, futbolli po kalon kufijtë, futbolli është integrim, futbolli thjesht është për të shijuar ndjenjën e të qenit së bashku”.
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1231161481783234560
“Kjo është arsyeja pse Federata e Futbollit të Gjermanisë e mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës. Idealet sportive siç duket nuk po ndahen nga disa njerëz,” shkruan Heldt në Twitter.
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...