Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, po mbështetë Kosovën e cila sonte po luan me Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja është e konkurrencë së femrave dhe është e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2023.
“Po bëjmë tifo për Kombëtaren e Kosovës sonte, duke shpresuar se mund të avancojnë drejt Botërorit”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.
Për prezencën e tij në stadium ka komentuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2023 për femra, Kosova – Armenia. Ambasadori Hovenier gjithmonë afër futbollit dhe Kombëtares së Kosovës. Faleminderit për mbështetjen Ambasador! Thank you USA!”, ka shkruar Ademi./rtk
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...