Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott, e ka thënë troç midis Beogradit se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk përbën kërcënim për stabilitetin në Ballkan.
Ai ka deklaruar se kjo ushtri duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe konsultimeve që duhet të bëhen me të gjithë partnerët.
“Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim më i madh për stabilitetin sesa ushtria e Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi apo Greqisë”, deklaroi Scott, transmeton lajmi.net
Scott ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se duhet të ketë bisedime të gjata dhe dialog të drejtpërdrejtë, e gjithë fokusi sipas tij duhet të jetë në dialogun që organizohet në Bruksel. /lajmi.net/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...