Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka shprehur ndaj Xherdan Shaqiri për kontributin e tij në kombëtaren ‘helvetike’ për aq sa ishte pjesë e saj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada zvicerane ka shkruar se kontributi i ‘Shaqës’ për helvetët ishte e jashtëzakonshëm, përcjell Arbresh.info.
“Sot shprehim mirënjohjen tonë për Xherdan Shaqirin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për ekipin kombëtar të Zvicrës dhe që ka qenë simbol i krenarisë zvicerane dhe kosovare”, ka shkruar ambasada zvicerane.
Tutje ata kanë falënderuar Shaqirin për emocionet dhe performancat e tij.
“Me 125 paraqitje dhe momente të paharrueshme, Shaqiri na ka frymëzuar të gjithëve. Karriera e tij, e mbushur me gola të mahnitshëm dhe qëndrim të pashoq, ka sjellë gëzim dhe krenari te fansat e futbollit, sidomos për të rinjtë që e pëlqejnë atë. Faleminderit Xherdan, për krejt kujtimet dhe për performancën tënde të jashtëzakonshme gjatë viteve”, ka shkruar Ambasada zvicerane në Kosovë.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ditë më parë njoftoi pensionimit e tij nga kombëtarja e Zvicrës pas 125 paraqitjeve ku ka realizuar 32 gola./Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë