Komitetit Paralimpik i Kosovës ka nënshkruar marrveshje për bashkëfinancim me Ambasadën e Francës dhe Aleancën Franceze për të mbështetur parasportistët në ngritje të kapaciteteve për kurse të gjuhës frenge.
Ambasada e Francës në Kosovë bashkë me Komitetitn Paralimipik, do të ndihmojnë paraspotistët jo vetëm në arritjen e qëllimeve në fushën sportive por edhe në zhvillim dhe edukim të më tutjeshëm.
Gjatë nënshkrimit të marrveshjes Ambasadori i Francës në Kosovës z. Olivier Guérot përgëzoi znj. Emini dhe gjithë ekipin e saj për punën dhe angazhimin e pa kursyer në gjithë rrugëtimin dhe gjitha arritjet e Komitetit Paralimpik të Kosovës.
Emini falenderoj Olivier Guérot, dhe shtoj se edhe një herë Ambasada e Francës tregoj se është partneri më i rëndësishëm për Komitetin Paralimpik dhe se si komitetet jemi dhe do të mbesim gjithmonë mirënjohës.
Mësimi i gjuhëve të huaja e në vecanti gjuhës frenge përveçse pasuron njohuritë e parasportitëve, është edhe mundësi praktike për komunikimin tani në Parisi 2024 ku gjuha frenge do të jetë një nga gjuhët zyrtare.
Me këtë marrveshje përmes Aleancës Franceze parasportistët tanë do të ndjekin kursin e gjuhës frenge duke ndihmuar në përgaditje të lojrave Parisis 2024.
Në fund dua të falënderoj nga zemra Ambasadën e Francës dhe Aleancën Franceze për mbështetje dhe mundësinë që po i jep Komitetit Paralimpik ndër vite, shtoj Emini. /arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...