Derisa viteve të tjera jemi mësuar që të shohim ekipe angleze, spanjolle e italiane në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, këtë vit ka ndodhur një gjë tërësisht tjetër
Dy ekipe nga Franca, Paris Saint Germain dhe Lyon si dy ekipe nga Gjermania, Leipzig dhe Bayern Munchen janë kualifikuar në gjysmëfinale dhe sonte pritet që të zhvillohet ndeshja në mes të Paris Saint-Germain dhe Leipzig.
Për këtë, Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë një cicërimë në Twitter ku uron që trofeu më i madh në Europë këtë vit të shkojë në Francë.
“Është historike. Dy klube franceze do të luajnë këtë javë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve! Parisi do të luajë sonte në gjysmëfinale kundër Leipzigut, kurse Lyon do të përballet nesër me Bayern Munchenin. I dëshirojmë fat dy klubeve franceze dhe shpresojmë ta ngritin këtë trofe të shumëdëshiruar për herë të parë që pas vitit 1993”, shkruar Ambasada e Francës në Kosovë. /GazetaExpress/
C’est historique : deux clubs français joueront cette semaine en demi-finale de la Ligue des Champions ! Paris jouera Leipzig ce soir, tandis que Lyon affrontera le Bayern M. demain. Bonne chance à nos clubs français qui tenteront de soulever ce trophée tant attendu depuis 1993 ! pic.twitter.com/fmFKx9Uh0e
— France au Kosovo (@FranceauKosovo) August 18, 2020
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...