Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka mirëpritur debutimin e Kosovës në Olimpiadën Dimërore “PyeongChang 2018”.
Kjo ambasadë në rrjetet sociale e ka shpërndarë fotografinë e ekipit tytë Kosovë dhe atë të SHBA-së.
Madje kjo ambasadë ka thënë se janë dy ekipet favorite të tyre në këtë olimpiadë.
Albin Tahiri ishte ai që e mbante Flamurin e Kosovës në ditën e sotme hapëse.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/2326820120677463
Kosova ka vetëm një garues në këto lojëra olimpike dimërore, duke defiluar në ceremoninë hapëse krahas asaj të ekipit olimpik amerikan.
Për SHBA-të, flamurin e barti Erin Hamlin.
Në këtë LOD që mbahen në Pyeongchang do të marrin pjesë 2900 atletë nga 90 shtete.
SHBA-të shihen si favoritë për të marr numër të mëdha medaljesh, pasi në skuadër kanë emra të mëdhenj si LIndsey Vonn, Mikaela Shiffrin, Shaun White, Chloe Kim dhe Nathan Chen.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve