Ambasada e Rusisë në Kroaci i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në këtë vend, pasi ky i fundit e shfaqi haptazi përkrahjen e tij për ndeshjen e ardhshme çerekfinale në Kupën e Botës mes Kroacisë dhe Rusisë.
Nikoqiri Rusia bëri sensacionin e këtij Botërori duke e eliminuar ish-kampionin, Spanjën në 1/8 e finales pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja e rregullt dhe koha shtesë kishte përfunduar baras 1-1.
Rusinë në çerekfinale e pret një kundërshtar i fortë, Kroacia, e cila ka shfaqur futbollin më bindes në këtë garë edhe pse iu desh mund dhe fat në penallti për ta kaluar një pengesë si Danimarka në 1/8 e finales.
Pas përfundimit të këtij takimi, ambasadori i SHBA-së në Kroaci, Robert Kohorst, zgjodhi rrjetin social Twitter për të treguar se kë do ta përkrahë në këtë duel çerekfinal.
“Kroacia vs Rusia. Gjejeni se kë do ta përkrahi”, shkroi ai në Twitter.
Reagimi i Ambasadës së Rusisë në Kroaci ndaj postimit të tij ishte i shpejtë, e cila me ironi e pyeti Kohorstin se kur do t’ia heqë SHBA-ja vizat kroatëve, meqë ai qenka përkrahës i tyre.
Tri orë pritje për mërgimtarët në Merdarë
Real Madridi- mbreti i pathyeshëm i Ligës së Kampionëve, 15 ...
Vdes i aksidentuari në rrugën Lipjan-Shtime, një tjetër dërg...
Vdes në moshën 116-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Kapet në Morinë kosovari me 13,420 euro të padeklaruara
Aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Lipjan, k...