Ambasada e Rusisë në Kroaci i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në këtë vend, pasi ky i fundit e shfaqi haptazi përkrahjen e tij për ndeshjen e ardhshme çerekfinale në Kupën e Botës mes Kroacisë dhe Rusisë.
Nikoqiri Rusia bëri sensacionin e këtij Botërori duke e eliminuar ish-kampionin, Spanjën në 1/8 e finales pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja e rregullt dhe koha shtesë kishte përfunduar baras 1-1.
Rusinë në çerekfinale e pret një kundërshtar i fortë, Kroacia, e cila ka shfaqur futbollin më bindes në këtë garë edhe pse iu desh mund dhe fat në penallti për ta kaluar një pengesë si Danimarka në 1/8 e finales.
Pas përfundimit të këtij takimi, ambasadori i SHBA-së në Kroaci, Robert Kohorst, zgjodhi rrjetin social Twitter për të treguar se kë do ta përkrahë në këtë duel çerekfinal.
“Kroacia vs Rusia. Gjejeni se kë do ta përkrahi”, shkroi ai në Twitter.
Reagimi i Ambasadës së Rusisë në Kroaci ndaj postimit të tij ishte i shpejtë, e cila me ironi e pyeti Kohorstin se kur do t’ia heqë SHBA-ja vizat kroatëve, meqë ai qenka përkrahës i tyre.
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media
Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të zyrës në Vatik...
Prishtina përforcohet me ish-lojtarin e Euroligës, Rashid Ma...
Drejtuesi i së djathtës ekstreme në Austri merr mandatin për...